Google ADS

Madagaskari njeh Kosovën

21:16 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Madakaskari ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Behgjet Pacolli.

Kjo gjë kuptohet edhe nga letra e ministrisë së jashtme të Madagaskarit.

“Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia më të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskar”, ka shkruar mbi fotografinë Pacolli.

Ndryshe, njohja nga Madagaskari është e 115./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme