Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës. Sipas tij, politikës serbe po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjska.
“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Po, njerëzit do ta pranojnë këtë si të vërtetë të sigurt,fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe”, ka thënë ai.
Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, MacShane tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.
“Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë”, ka deklaruar ai.
Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, e si për fat të keq ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve.
“Dhe nuk kemi gjetur dikë në anën e Kosovës që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe”, ka deklaruar ish-ministri britanik për EuronewsAlbania.
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...