Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nëpërmjet saj, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën.
Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Presidentes Osmani për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Presidentit Macron.
Më tej, Presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.
Presidenti Macron ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...