Google ADS

Macron telefonon Kurtin, kërkon zbatimin e marrëveshjeve dhe formimin e Asociacionit

20:58 | 23 Prill 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të presidencës franceze, “Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian”, shkruan Arbresh.info.

“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetje ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, thuhet se presidenti Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Macron shprehu keqardhje për dështimin e votimit për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

“Ai përsëriti nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, u tha në komunikatën e Presidencës së Francës./Arbresh.info/

Të ngjashme