Macron për dialogun Kosovë-Serbi: Vuçiq propozoi zgjidhje inovative

14:25 | 1 Shkurt 2021
arbresh.info

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Macron është taktuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Paris, ku temë kryesore ka qenë çështja e Kosovës.

“Janë bisedime të rëndësishme që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian dhe dua edhe një herë të shpreh mbështetjen e Francës për Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak”, ka thënë Macron për media, raporton “RTS”.

Ai ka shtuar se ka biseduar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, në nëntor dhe se do të bisedojë edhe me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

”Patëm bisedime të besimit të plotë me presidentin Vuçiq sa i përket kësaj teme, dhe dua të përshëndes rrezikun që ka marrë ai disa herë për të propozuar disa zgjidhje që janë inovative. Jam i gatshëm t’i mbështesë ato, zgjidhjen e vetme që do të çonte deri te përparimi në këtë çështje dhe të zgjidhet ajo”, ka thënë Macron.

Ai ka thënë se mbështesë të gjithë që duan të përparojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Llogarisni në dyert e mia, e unë do të vazhdojë të jem me ju derisa të arrijmë përparim në këtë rrugë, në rrugën e normalizimit, por edhe në rrugën që na sjellë stabilitet e paqe në rajon dhe e di se ky është synimi i juaj”, kat hënë Macron.

E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se çështja e Kosovës nuk është e lehtë, por se duhet të punohet të arrihet një marrëveshje e pranueshme për dyja palët.

“Çështja e Kosovës është shumë e rëndësishme për ne dhe nuk është fare e lehtë. Të gjithë duhet të punojmë të arrijmë një zgjidhje të pranueshme për dyja palët, që deri më tash nuk ka qenë çështja ashtu. Gjithmonë kam qenë i gatshëm ta dëgjojë presidentin Macron dhe idetë e tij, që të mundohemi t’i afrohemi marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme