Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Macron në telegramin e urimit, theksoi se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Lexo edhe:
Sipas Macronit, kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e cila sipas tij, në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve, përcjell Arbresh.info.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes telegramit të urimit, dërguar homologes së saj kosovare, Vjosa Osmani, për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
“Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macronit, dërguar Osmanit, transmeton Klankosova.tv.
Në telegramin e urimit po ashtu është shënuar se derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përben një sfidë parësore. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...