Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë.
Ai ka kërkuar nga të dy palët angazhim për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, kthimin e serbëve në institucione, derisa ka përmendur edhe asociacionin.
Këtë deklaratë presidenti francez e ka dhënë para fjalimit vjetor të ambasadorëve.
“Sa i përket dallimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë besoj që ky është një udhërrëyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë dhe përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët. Çdo angazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri të Serbisë, në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron./Arbresh.info/
🔴 #LIVE: Emmanuel #Macron spoke of the differences between Serbia and Kosovo that needed diplomatic support.
The French president also brought up the #NagornoKarabakh region, stating that he would ask for a humanitarian corridor to be respected 👇 pic.twitter.com/NEdLD7TDNP
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 28, 2023
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok