Google ADS

Macron: Ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi

20:23 | 23 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët para Pallatit Elysee me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për BE-në.

Ai ka kërkuar nga Kurti që Kosova të përmbush reformat dhe për këtë i ka dhënë mbështetjen e Francës.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ftuar dy shtetet për angazhim në gjetjen e një kompromisi.

“Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejtë një të ardhmeje evropiane”, ka thënë Macron./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme