Kompania Mabetex Group, ka njoftuar se të gjithë punëtorët e saj nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilët gjenden në Kazakistan, janë mirë dhe në vende të sigurta.
Kjo kompani përmes një komunikate për medie pas tensionimit të situatës në Kazakistan, ka thënë se në mungesë të qasjes në internet punëtorët janë vazhdimisht të informuar me situatën nga udhëheqësit e tyre.
“Duke pasur parasysh ngjarjet e ditëve te fundit ne Kazakistan dhe problemet e përkohshme me çasje ne internet ne vend, informojmë te gjithë familjaret dhe te afërmit e punëtoreve te Mabetex Group nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që punojnë në Kazakistan, qe të gjithë janë mirë dhe gjenden te sigurt në ambientet e tyre ku jetojnë, si ne konvikte, apartamente dhe hotel. Te gjithë janë në vazhdimësi te informuar nga udhëheqësit e tyre lidhur me situatën”, thuhet në komunikatë, raportn arbresh.info.
Në komunikatë thuhet se “Presidenti i Grupit Mabetex, z. Afrim Pacolli është ne kontakt te vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon qe situata tashme është me e qete dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim”.
Komunikata e plotë:
Duke pasur parasysh ngjarjet e ditëve te fundit ne Kazakistan dhe problemet e përkohshme me çasje ne internet ne vend, informojmë te gjithë familjaret dhe te afërmit e punëtoreve te Mabetex Group nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që punojnë në Kazakistan, qe të gjithë janë mirë dhe gjenden te sigurt në ambientet e tyre ku jetojnë, si ne konvikte, apartamente dhe hotel. Te gjithë janë në vazhdimësi te informuar nga udhëheqësit e tyre lidhur me situatën
Presidenti i Grupit Mabetex, z. Afrim Pacolli është ne kontakt te vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon qe situata tashme është me e qete dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim.
Mabetex Group.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...