Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se vendi i tij është i vendosur për të ndihmuar Kosovën dhe dëshiron një “perspektivë evropiane për Kosovën”.
Maas shtoi se qeveria gjermane e konsideron të gabuar nëse BE dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, duke përfshirë ndihmën financiare.
“Nëse kjo ndodh, atëherë në afat të shkurtër do të shkatërrohen të gjitha ato që me vite janë arritur me përpjekje të mëdha. Javën e kaluar u kemi thënë homologëve nga Kosova se duhet të besojnë fuqishëm në mbështetjen e Gjermanisë”, ka thënë Maas për Stuttgarter Nachrichten.
Siç thuhet, ai konfirmoi vazhdimin e ndihmës financiare për Kosovën. Sipas gazetës, qeveria gjermane nga viti 2014 deri 2018, ka mbështetur Kosovën me një total prej 179.33 milionë euro, për zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë, reformën e sistemit gjyqësor, dhe luftën kundër krimit.
Përveç ndihmën financiare të drejtpërdrejtë nga Gjermania, Kosova gjatë viteve 2014 – 2017 ka marrë më shumë se 350 milionë euro nga Bashkimi Evropian, dhe në ndërkohë, për periudhën 2018-2019 Bashkimi Evropian ka ofruar ndihmë financiare për Kosovën në vlerë prej 295.3 milionë euro.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj