Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar votën e qytetarëve të Prishtinës që të votojnë Arben Vitinë.
Përmes një postimi në Facebook, LVV-ja ka thënë se Vitia në qeverisjen e tij do të ketë mbështetjen e qeverisjes qendrore në krye me kryeministrin Albin Kurtin.
“Arben Vitia është Kryetari i ri i Prishtinës. Fitorja jonë në secilën lagje e fshat të saj po realizohet prej punës së palodhshme të aktivistëve tanë në secilën pikë të kryeqytetit, prej koalicionit tonë me Listën Guxo, por para së gjithash prej qytetarëve të cilët kanë vendosur ta kenë një qeverisje zhvillimore, të drejtë, e progresiste që u shërben të gjithëve pa dallim. Arben Vitia në qeverisjen e tij do ta ketë mbështetjen e qeverisjes qendrore në krye me Kryeministrin Albin Kurti për t’i realizuar të gjitha zotimet që e bëjnë Prishtinën vend prosperues për qytetarët e saj”.
“Andaj, të dielën votojmë numrin 144, votojmë Arben Vitinë Kryetar, votojmë për Bashkë qeverisje, votojmë për ta përmbyllur kështu ndryshimin që filloi në qendër edhe në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri