Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas njoftimit të Doganës se deri më sot janë mbledhur 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, LVV shkroi se ky është rezultat i qeverisjes së mirë dhe përkushtimit të Doganës së Kosovës, Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera në luftimin e ekonomisë joformale kontrabandës dhe promovimit të konkurrencës së ndershme, përcjell Arbresh.info.
Tutje, kjo parti u shpreh se veriu i vendit ishte “parajsë e kontrabandës” që sipas tyre, furnizonte edhe pjesë të tjera të vendit me mallra të padoganuara, më nuk është e tillë.
“Ky është rezultat i qeverisjes së mirë dhe përkushtimit të Doganës së Kosovës, Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera në luftimin e ekonomisë joformale kontrabandës dhe promovimit të konkurrencës së ndershme. Ndërkohë, veriu i vendit që ishte parajsë e kontrabandës që furnizonte edhe pjesë të tjera të vendit me mallra të padoganuara më nuk është e tillë.”, shkroi LVV./Arbresh.info.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...