Deputeti i LVV-së, Ardian Gola, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë disa lëvizje me qëllim të përmbushjes së kërkesave sindikale.
Gola, në debatin parlamentar për grevat sindikale në Kuvend, tha se ekzekutivi nuk është barrikaduar karshi sindikatave, por ka ofruar për zgjidhjet.
“Shpesh herë po dëgjoj se qeveria Kurti është barrikaduar, s’ka lëvizje, por përbesë kjo është duke prodhuar një inflacion të fjalëve. Nuk ka barrikadim, unë nuk mundem me kuptu qysh munden me u quajt barrikadim, kur Qeveria Kurti ka bërë disa lëvizje me qëllim të përmbushjes së kërkesave sindikale. Ka qenë kërkesë që të sigurohet një garanci financiare për mësimdhënësit me sëmundje kronike, janë ndarë 1.7 milionë euro. Ka qenë kërkesë që mësimdhënësit që po rezultojnë si tepricë për shkak të pakësimit të numrit të nxënësve t’iu ofrohet një mbështetje financiare që t’i ruhet një ekzistencë e dinjitetshme. Më pastaj është hartu edhe udhëzimi administrativ që rregullon statusin e mësimdhënëseve për marrëdhënie pune mbi 10 vite. Është e qartë se edhe kërkesa që është themra e akilit që është 100 euro. Praktikisht kjo kërkesë është dhënë nën supozimin që do tatohet. 50 eurot e ofruara nga qeveria Kurti është e patatimueshme, nëse t’i e largon tatimin mbet 80 euro dhe anën tjetër 50 eurot e ofruara nga qeveria. Pra jemi në një relacion konstruktiv sa i përket qeverisë”, tha ai./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...