Presidenti i vendit, Hashim Thaçi duhet të pres edhe më tutje marrëveshjen mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, për ta marr emrin e mandatarit për kryeministër. Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, konfirmoi se nuk do të dërgojnë emër, pa pas një ujdi me LDK-në, e cila po shihet të jetë mjaftë largë që të arrihet.
Mosmarrëveshja me LDK-në, po bënë që Vetëvendosje të mos i dërgoj emrin e mandatarit për kryeministër, Presidentit të vendit. Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci thotë se pa përafrimin e marrëveshjes me partinë e dytë, nuk do të dërgojnë emër për kryeministër.
“Lëvizja Vetëvendosje po të jetë gati, po shpresojmë pas arritjes së marrëveshjes me LDK-në, do të dërgojmë shkresën formale me të emëruarin për mandatar të qeverisë. Andaj presim që sa më parë të arrijmë marrëveshjen dhe më pas të dërgojmë te presidenti aktin formal të dorëzimit të emëruarin për mandatar të qeverisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arbërie Nagavci.
Përkundër presionit deklarativ apo me letra, në këtë situatë, Presidentit nuk i mbetet tjetër, pos që të pres. Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj thotë se Hashim Thaçi nuk ka asgjë dorë.
“Hapat kushtetues të presidentit në këtë situatë janë vetëm të pres partinë apo koalicion fitues të jep propozimin për kryeministër e pastaj formalisht presidenti e nominon dhe jep afat prej 15 ditësh për të formuar qeverinë. Tjera hapa Presidenti nuk mund të merr së paku e bazuar nga ajo që shkruhet në Kushtetutë”, deklaroi Arton Demhasaj.
Por, analisti i çështjeve politike Bekim Kabashi, thotë se Vetëvendosje e LDK, janë më larg se kurrë për arritjen e një marrëveshje për koalicionin qeverisës.
“Tani dy palët shihet se janë shumë pesimistë sa i përket arritjes së marrëveshjes. Janë larguar aq tepër sa kanë raport të ndarë më shumë se në kohën e fushatës parazgjedhore kur partitë garonin të ndara për të fituar zgjedhjet”, deklaroi Bekim Kabashi.
Të enjten Vetëvendosje refuzoi ofertën e LDK-së, duke u kërkuar që t’i kthehet bisedimeve për koalicion.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...