Google ADS

LVV: Plani zhvillimor i Prishtinës i paligjshëm dhe i dëmshëm për publik

23:56 | 2 Korrik 2024
E.G

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra e Prishtinës ka akuzuar se tash e një kohë, pushteti komunal në Prishtinë është duke tentuar për ta kaluar në diskutim publik Planin Zhvillimor Komunal.

LVV me anë të një njoftimi në Facebook thotë se grupi i asambleistëve të tyre e ka kundërshtuar këtë draft-dokument për shkak se i njëjti, në formën si është prezentu në kuvend, është në kundërshtim me ligjet dhe procedurat e zbatueshme në vend, shkruan Arbresh.info.

“Kryetari Rama dhe subjekti i tij politik, LDK, kanë ftuar për të enjten, 04.07.2024, mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku në rend dite janë dy pika, njëra nga të cilat është, përsëri, Plani Zhvillimor Komunal. Vlen të theksohet se përkundër marrëveshjeve të fshehta e të dyshimta që Kryetari Rama dhe partia e tij kanë bërë me parti tjera apo me asambleistë të caktuar, në mbledhjen e kaluar të kuvendit, datë 28 qershor, i njëjti propozim nuk i kishte votat e nevojshme dhe nuk kaloi, thuhet pos tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra e Prishtinës./Arbresh.info/

Të ngjashme