Më 10 shkurt të këtij viti janë bërë 17 vjet prej vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini.
Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e krerë të tjerë të VV-së ka bërë homazhe tekë të pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Kryeministri Albin Kurti që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në atë protestë paqësore u shkrepen 232 plumba gome me afat të skaduar dhe të keqpërdorura jashtë protokolleve të Kombeve të Bashkuara.
“Sot me 10 shkurt ne i përkujtomë me mall e dhimbje por edhe me krenari, Mon Balaj e Arben Xheladini, dy aktivistë të VV-së të cilët u vranë para 17 vjetëve nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. 232 plumba gome me afat të skaduar dhe të keqpërdorura jashtë protokolleve të Kombeve të Bashkuara u hodhën mbi gjokset dhe kokat e protestuesve paqësor. Me 2 shkurt të viti 2007 pat zbritur pakoja e Ahtisarit e cila u kundërshtua dhe u kritikua nga lëvizja jonë VV, me qenë se parashihte shumë koncesione monoetnike në vendin tonë. Ne atë botë kundërshtuam ulëset e garantuara e të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me të drejt vetoje për pakicën serbe, kundërshtuam realitetin mbi baza fetare, decentralizimin mbi baza etnike, kundërshtuam shuarjen e trupave mbrojtës të Kosovës dhe kundërshtuam vazhdimin e sundimit ndërkombëtar me fuqi ekzekutive mbi neve. Ajo ishte një protestë paqësore. Për krimet që kanë bërë as sot as nesër askush nuk mund të ketë imunitet nga drejtësia”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Arbër Xheladini dhe Mon Balaj, janë dëshmorë të përpjekjes së vazhdueshme të popullit të Kosovës që shteti të jetë i barabartë.
Konjufca ka theksuar se edhe me rënien e Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut po tregohet se përpjekja po vazhdon edhe pas pavarësisë që shtetin të jetë i kompletuar dhe i barabartë me gjithë shtet e botës.
“Pas vitit 1999 kemi pas dëshmor siç janë Arbër Xheladini dhe Mon Balaj, këta janë dëshmorë të përpjekjes së vazhdueshme të popullit të Kosovës që shteti me qenë i barabarte dhe ne me qenë qytetarë të një shteti të dinjitetshëm. Kjo është arsyeja pse ranë Moni dhe Arbeni por pastaj me rënien e Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut tash së fundi po tregohet se përpjekja po vazhdon edhe pas pavarësisë për popullin tonë edhe pas vitit 2008 sepse është një përpjekje për shtetin tonë për të qenë i kompletuar me qenë në mesin e shteteve të barabarta të gjithë botës”.
Balaj e Xheladini u vranë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, të cilët bashkë me mijëra qytetarë të tjerë protestonin kundër Pakos së Ahtisarit.
Balaj e Xheladini u vranë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, të cilët bashkë me mijëra qytetarë të tjerë protestonin kundër Pakos së Ahtisarit./rtk
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...