Google ADS

LVV për liberalizimin e vizave: E përmendëm veç dy herë në programin tonë, ndryshuam shumëçka

23:05 | 18 Prill 2023
E.H

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po mburret me vendimin e sotëm ku Kosovës përfundimisht iu miratua liberalizim i vizave nga Parlamenti Europian.

Madje Vetëvendosje thotë se në programin e tyre, për këtë fakt, vetëm dy herë e kishin përmendur liberalizimin e vizave.

Kjo sipas tyre, meqë përgjatë këtyre dy vjetëve të fundit në qeverisje, u ndryshua shumëçka dhe jo vetëm imazhi i Kosovës.

”Kriteret për liberalizim të vizave i kishim plotësuar që të gjitha e megjithatë për vite me radhë nuk kishim liberalizim. Raportet e jashtme në vazhdimësi e cilësonin vendin tonë si shtet me elemente të kapjes së shtetit, me krim dhe korrupsion shumë të lartë.

Ne në programin tonë vetëm dy herë kemi përmendur liberalizimin e vizave. Vetëm dy herë e kemi përmendur liberalizimin e vizave në programin tonë sepse kemi shpjeguar se ka situatë kundërthënëse të cilës duhet adresuar dhe këtë e kemi bërë.

Gjatë këtyre dy viteve në qeverisje të gjitha raportet e jashtme flasin ndryshe për Republikën e Kosovës.

Në këtë graf shihni ato më kryesoret. Shihni atë që tashmë vërehet që ka ndryshuar shumëçka në Kosovë dhe jo vetëm imazhi”, shkruan LVV në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme