Google ADS

LVV: Nëse grupet fashiste serbe provojnë diçka do ta marrin përgjigjen e 24 shtatorit

18:37 | 23 Nëntor 2023
E.G

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka publikuar një deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ku kishte thënë se nuk do ta zbatonte marrëveshjen me Kosovën për të cilën ishte dakorduar në Bruksel.

VV thotë se kjo deklaratë e presidentit serb e përshkruan qasjen e këtij shteti karshi dialogut, shkruan Arbresh.info.

“Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi.  Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi.”, ka thënë kjo parti.

Në video thuhet se Vuçiq në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, “për të cilën ai thoshte se është dakorduar”.

“Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes.  Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes. “, thuhet tutje.

“Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë” duke shtuar se pas këtij sulmi u ftua në Bruksel për të ikur sërish nga nënshkrimi.

“Me 26 tetor 2023 – Në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi.”, shkruan VV.

Ndërkaq shton se mungesa e sanksionimit të Serbisë për sulmin agresor ndaj Kosovës tregon për hapin e radhës të Serbisë.

Po ashtu Vetëvendosja thotë  se nëse grupet fashiste që strehohen në Serbi provojnë diçka do ta marrin përgjigjen e njëjtë të para dy muajve.

Postimi i plotë:

Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi.

Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi.

Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë.

Me 26 tetor 2023 – Në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi.

Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi.

 

 

Të ngjashme