Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një tjetër video, përmes së cilës ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për qasjen në ekonomi.
Sipas tyre, “ekonomia e LDK-së” është në shërbim të grupeve të interesit.
LVV thotë se LDK-ja po mburret me akademikët, derisa e akuzon këtë parti për propozimet për daljen nga kriza.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mburret me akademikët e saj. Për profesorët e doktorët në universitet publike dhe private. Vetëm për ekonomi ajo ka thuajse gjithë katedrën e kësaj fushe në UP. Por, cilat janë alternativat e tyre për ekonomi në këto dy vite? Propozimi për ta ulur e më pas hequr akcizën, TVSH-në dhe naftën, tërheqja e 30% të Trustit si dhe ulja e tatimeve e rritja e pagave. Këto pra ishin tri propozimet e tyre”, thuhet në videon e publikuar.
Sipas LVV-së, propozimi për heqjen e akcizës dhe TVSH-së së naftës, u shërben naftëtarëve ta rrisin marzhën e fitimit.
“Ne e vendosëm çmimin tavan, i cili uli çmimin për qytetarët”, thuhet në videon e LVV-së.
Ndërsa, propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti sipas tyre, nuk ndihmon ata që kanë nevojë, por shkatërron sistemin pensional që ka Kosova.
“Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së”.
Propozimi i tretë, ai për uljen e tatimeve dhe e rritjes së pagave nuk ka sens për LVV-në.
“Një populizëm i pastër që as nuk merr mundin të tregojë se ku të merren paratë. Në të tria rastet asnjë ide serioze për ekonominë”, thuhet ndër të tjera./arbresh.info/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...