Kryeministri Haradinaj ka ashpërsuar qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, derisa po vazhdon ta mbajë në fuqi tarifën ndaj produkteve serbe. Partneri i madh i koalicionit, PDK-ja, po e kundërshton këtë gjë “duke alarmuar” se kjo rrezikon prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, shkruan “Zëri”.
Në anën tjetër Rexhep Selimi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për “Zërin” që qeveria “Haradinaj” mund ta mbajë edhe taksën, por edhe t’i ruajë marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.
“Nuk duhet të lidhen marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare as përmes taksës e as përmes asnjërës prej çështjeve që i kemi të pazgjidhura me Serbinë. Ajo që duhet ta bëjë kryeministri Haradinaj është që ta respektojë edhe Kushtetutën, edhe ligjet, por edhe raportet me miqtë ndërkombëtarë. Kosova mund të ketë edhe taksën ndaj Serbisë, edhe raporte të mira me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Selimi për “Zërin”..
Kjo sipas tij nuk nënkupton heqjen e taksës për t’i ruajtur marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.
“Kjo nuk do të thotë që ai duhet që për t’i ruajtur raportet me miqtë ndërkombëtarë të lëshojë pe për taksën ndaj Serbisë, prandaj e gjithë ajo që duhet të bëjë ai është të mos i bjerë pishman për taksën ndaj Serbisë dhe të vazhdojë t’i kultivojë raportet me bashkësinë ndërkombëtare, kjo gjë është e mundur dhe mund të bëhet”, ka shtuar Selimi.
Sipas tij, çështjet që i rrezikojnë marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë mosluftimi i krimit të organizuar, i korrupsionit, mosfunksionimi i institucioneve dhe keqqeverisja.
Kurse Driton Selmanaj, nga LDK-ja, në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se ruajtja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët për LDK-në është tejet e rëndësishme dhe e padiskutueshme.
“Për ne ruajtja e marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare është e pakontestueshme dhe e pacenueshme. Askush nuk guxon t’i cenojë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë