Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për medie ka prezantuar të dhënat sa i përket debatit mbi kontratat njëburimore. Gjatë prezantimit të shifrave, Muja theksoi se në dy vitet e fundit ka pasur më pak kontrata të negociuara.
“Ne kemi thirrur këtë konferencë për një sqarim për kontratat e negociuara që po quhen njëburimore nga opozita. Dëshiroj të njoftoi se prokurimi me procedure të negociuar porashihet me ligj, përderisa respektohen kriteret. Numri i kontratave njëburimore në dy vitet e fundit është përgjysmë më pak kontrata njëburimore”, tha ai.
Ai shtoi se 15 kontrata janë nënshkruar vetëm në kohen e ish- ministres së Financave, Hykmete Bajrami.
Edhe deputeti tjetër i LVV-sw, Driton Hyseni, tha se gjitha kontratat me procedurë të negociuara janë të bazuara në ligje.
Këto kontrata me procedurë të negociuar ka disa ditë që janë bërë objekt i përplasjeve mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami./rtk
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...