Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë se këmbëngulja në atë që është e drejtë e ka detyruar Serbinë që të zmbrapset dhe t’i pranojë targat RKS.
Sipas tyre, pas kësaj do të duhej që Serbia t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat dhe të gjitha dokumentet, shkruan Arbresh.info.
”Këmbëngulja jonë në atë që është e drejtë, në fund e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranoj targat RKS. Do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet.”, ka shkruar kjo parti.
Tutje, LVV e konsideroi këtë një të arritur të rëndësishme të shtetit dhe qeverisë.
“Kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar LVV./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...