Një muaj paraburgim u është caktuar shtatë të arrestuarve të fundit për rastin “Brezovica 6”, në mesin e tyre edhe Berat Lahut të Vetëvendosjes.
Vetëvendosja e ka suspenduar atë nga pozita aktuale, por edhe nga partia, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.
“Pretendimet lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat, dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve, dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet, anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje për Dukagjinin.
Gjatë operacionit “Brezovica 6” janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë.
Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të premte ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve.
Ndërsa, shtatë të arrestuarit në këtë aksion dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...