Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, duke bërë të ditur se do t’i japin votat për rrëzimin e Qeverisë nëse Lëvizja Vetëvendosje i sjell në seancë 40 nënshkrime për mocion.
Mirëpo, këto deklarata të PDK-së, për Lëvizjen Vetëvendosje nuk tingëllojnë të besueshme, pasi që sipas tyre mes PDK-së dhe LDK-së ekziston një proces negociator.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë për Telegrafin tha se PDK dhe LDK ia kanë frikën zgjedhjeve.
“Fakti që PDK nuk i jep nënshkrimet për një mocion të gatshëm të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë, e në anën tjetër kërcënon me zgjedhje është dëshmia më e mirë që në fakt ekziston një proces negociator në mes PDK-së dhe LDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje që ia zgjatë jetën kësaj qeverie dhe shmangë zgjedhjet e domosdoshme të cilave të dyjat ia kanë frikën”, tha ai.
Kryeziu tha se PDK po i ndryshon fjalët sa i përket rrëzimit të Qeverisë.
“PDK në fillim thoshte që vetëm le ta fillojë dikush mocionin e mosbesimit sepse ne jemi për rrëzimin e kësaj qeveri, të cilën e akuzuan edhe për akt të tradhëtisë kombëtare. Pas asaj i ndryshuan fjalët disa herë. Kanë kaluar 4 muaj prej fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve për mocion dhe ajo refuzon t’i japë nënshkrimet, derisa ndërkohë në disa raste iu vë në shërbim qeverisë së paligjshme”, pohoi Kryeziu.
Kryeziu bëri të ditur se deri më tani kanë vetëm 31 nënshkrime të Grupit Parlamentar të LVV-së.
Ndryshe, PDK ka thënë se janë të gatshëm të diskutojnë për presidenti por janë të gatshëm edhe për zgjedhje.
“Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
LEXO EDHE:
PDK sfidon Kurtin: Bjeri 40 nënshkrime, e rrëzojmë Hotin – Arbresh.info
Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të P...
Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepe...
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...