Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Prishtinë i ka kërkuar kryetarit Përparim Rama, që të anulojë tenderin prej 16.5 milionë eurosh që planifikohet t’i jepet kompanive private për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Asamblisti, Besart Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje në Prishtinë, kërkon të rishikohet tenderi prej 16.5 milionë eurove që sipas tij po rrezikon falimentimin e kompanisë “Pastrimi”.
“Qasja e LDK-së në dëm të publikes e favorizim të kompanive private, e rrezikon kompaninë ‘Pastrimi’, dhe i bëjmë thirrje të anuloj tenderin prej 16.5milionë euro, dhe i bëjmë thirrje të krijoj një master plan për ta nxjerrë nga gjendja aktuale Kompaninë ‘Pastrimi’, ku janë të punësuar 900 punëntorë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë propozim.
“Ne si VV kemi qenë kundër këtij propozimi, dhe tani si kuvend komunal jemi në hartimin e rregullores për t’i bërë prioritet kompanitë publike. Tash është rrezikuar edhe një grant i paraparë në vlerë prej 70 milionë eurove nga qeveria gjermane, në disa faza. Po humbin një grant që përfshinë edhe riciklimin e mbeturinave dhe shumë aspekte tjera të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet”, ka shtuar ai.
Dy ditë më parë punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, duke thënë se ndihen të cënuar për humbjen e vendeve të punës, pas tenderit në vlerë prej 16 milionë e 400 mijë euro që shpalli Komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet./rtk
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...