Google ADS

LVV e PDK “veç në televizion” e kanë pa ftesën e Hotit për dialogun me Serbinë

07:53 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Partitë opozitare nuk janë ftuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, për të qenë pjesë e ekipit negociatorë. Në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike e Kosovës thonë se nuk kanë pranuar zyrtarisht ndonjë ftesë për t’ju bashkuar Hotit përballë Serbisë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, thotë deri më sot, nuk kanë pranuar asnjë ftesë, qoftë elektronike apo fizike, për t’u bërë pjesë e ekipit dialogues.

“Por edhe sikur të kishte një ftesë, ajo do të ishte po aq e pavlefshme. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, e kjo qeveri, jo legjitime dhe jo legale, nuk është as e përgatitur dhe as nuk ka parime për këtë dialog”, shprehet Kryeziu.

Edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, thotë se nuk kanë marrë ftesë zyrtare, dhe se nuk e dinë formatin e dialogut.

“Pa e pas ftesën, nuk e dimë a do të jemi pjesë e ekipit a jo. Ftesa e definon qartazi se si e parasheh Kryeministri qasjen në dialog dhe rolin  e opozitës në bisedime. Ftesën na e kemi pa veç ne televizion”, deklaron Bytyçi.

Ftesa e përsëritur e Hotit për opozitën po del të jetë vetëm deklarative, pasi shpeshherë deklaronte para medieve se presin që eikipit negociatorë t’i bashkohet edhe opozita.

Kryeministri Hoti do të ketë përballë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./V.Selimi/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme