Lëvizja Vetëvendosje qendra në Prishtinë, ka njoftuar se Grupi i Asamblistëve i kësaj partie do të bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Sipas njoftimit të VV-së, zgjedhja e kryesuesit të ri për ta është e kontestueshme.
“Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, njofton opinionin publik se nuk do të marrë pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të ftuar për të hënën, 4 shtator. Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
LVV shton se duke ditur faktin se tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është iniciuar një konflikt administrativ në mes të MAPL-së dhe Komunës së Prishtinës, ndër të tjera edhe për çështjen e Kryesuesit, sipas tyre, thirrja dhe organizimi i kësaj mbledhje në këtë kohë është i panevojshëm dhe tendencioz.
“Në një situatë të tillë, me paqartësi juridike, të gjitha vendimet eventuale që merren në këto seanca të parregullta do të jenë objekt i trajtimit të serishëm nga Kuvendi Komunal. Ndërkohë, të gjitha pasojat juridike që prodhojnë vendimet e tilla do të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje e kallëzime penale”, thuhet në njotim.
LVV ka kërkuar nga partitë në pushtet në Komunën e Prishtinës, koalicioni LDK-PDK-NISMA-LB, të përmbahen nga çfarëdo vendimi e veprimi në këtë fazë dhe gjithashtu kërkojmë nga Gjykata Themelore në Prishtinë që sa më parë, me prioritet, ta trajtoj çështjen në fjalë.
“Kthimi i ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës është emergjencë dhe domosdoshmëri”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut