Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar disa statistika nga matja e Trading Economics, në të cilat Kosova ka normën më të ulët të inflacionit në rajon, me 2.8 për qind.
Përmes një postimi në Facebook, LVV theksoi se sipas statistikave, në muajin maj inflacioni në vend ka qenë 4.3 për qind, ndërsa në qershor 2.8 për qind, përcjell Arbresh.info
“Kosova me normën më të ulët të inflacionit në rajon me vetëm 2.8%. Norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8% nga 4.3% sa ishte evidentuar në muajin e pestë (maj) 2023, duke shënuar kështu normën më të ulët të inflacionit prej muajit qershor 2021, thotë matja e Trading Economics”, thuhet në postimin e VV-së.
Në vendin e dytë është Shqipëria me 4.5 për qind, pastaj Bosnja e Hercegovina me 4.8 për qind.
E fundit është Serbia me 13.7 për qind./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...