Google ADS

LVV: Çka ka munguar për 20 vjet qeverisje po bëhet për 3 vjet qeverisje

13:21 | 21 Dhjetor 2023
E.H

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje po krenohet me punën e bërë në këto tre vite qeverisje.

Faqja zyrtare e LVV-së në Facebook, ka publikuar disa tituj portalesh ku shkruhet rreth disa aksioneve që janë kryer në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Sipas tyre, çka ka munguar për 20 vjet qeverisje po bëhet për 3 vjet qeverisje duke ju referuar largimin e targave ilegale, marrja nën kontroll e Raska Banja nga AKP-ja, gjoba ndaj kompanisë serbe MTS si dhe largimin e sirenave të laramit në veri.

“Këto veprime kanë qenë të mundshme të ndërmerren edhe më herët por ka munguar vullneti politik. Veriu kujtojmë, dikur u pat cilësuar si dhuratë e Rankoviqit”, ka shkruar LVV./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme