Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në PZAP ankesën mbi vendimin e KQZ-së në lidhje verifikimin e aplikacioneve për votim të mërgatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Sa i përket votimit të këtij vendimi nga përfaqësuesit e LV-së në KQZ duhet theksuar fillimisht se kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, gjë e cila do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash ku votimet janë dorëzuar përmes një plikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
LVV ka theksuar se një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e këtij subjekti, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzon në PZAP ankesën mbi vendimin e KQZ-së në lidhje verifikimin e aplikacioneve për votim të mërgatës
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar sot ankesë në PZAP në lidhje me vendim e KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve të mërgatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në mbledhjen e mbajtur më 11 janar 2021.
Sa i përket votimit të këtij vendimi nga përfaqësuesit e LV-së në KQZ duhet theksuar fillimisht se kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, gjë e cila do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash ku votimet janë dorëzuar përmes një plikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët. Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosvotimin.
Për të shmangur problemet dhe komplikimet e tilla, përfaqësuesit e LV-së janë pajtuar që aplikimi për regjistrim të verifikohet vetëm për rastet me mospërputhje sipas procedurave, kur nga një email adrese dërgohen shumë aplikacione me mbiemra të ndryshëm dhe numër të njëjtë telefoni. Për zbatimin e vendimit KQZ duhet të hartojë një Udhëzim Administrativ, i cili rregullon mënyrën e hollësishme të verifikimit. Ai pritet të miratohet sot. Ky udhëzim duhet të përjashtojë çdo mundësi të largimit të votuesve nga lista e votimit përmes një telefonate.
Me këtë udhëzim, Sekretariati i KQZ-së duhet të udhëzohet t’i raportojë KQZ-së për të gjitha rastet me mospërputhje veç e veç që janë verifikuar dhe për hapat e verifikimit të ndërmarrë. Ky udhëzim administrativ duhet të bëhet publik menjëherë pas aprovimit.
Përfaqësuesit tanë për asnjë moment nuk kanë votuar që të verifikohen të gjitha aplikimet e bashkatdhetarëve dhe aq më pak që ato të anulohen përmes një thirrjeje të vetme nga KQZ-ja. Kjo teknikisht nuk është e mundshme dhe ligjërisht është e ndaluar! Por, pavarësisht se dëmi më i madh është evituar, e i cili vinte përmes komplikimeve dhe kufizimeve që përdorimi i email adresave personale dhe ndarja e zarfeve sjellte, ne sërish konsiderojmë që edhe me këtë vendim cenohet e drejta e bashkatdhetarëve tanë për të votuar.
Andaj, në lidhje me të Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë iu është drejtuar PZAP-së.
Rikujtojmë që përfaqësuesit tanë disa herë kanë ngritur çështjen e aplikimit online të bashkatdhetarëve si mënyra më e lehtë, më e sigurtë dhe më efikase për aplikim, por një kërkesë e tillë është kundërshtuar dhe refuzuar nga anëtarët e subjekteve tjera. Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku subjektet e njëjta kanë kundërshtuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të propozuar nga LV-ja e që do të mundëson votimin e bashkatdhetarëve nëpër ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.
Këto subjekte politike që në vazhdimësi janë përpjekur të vështirësojnë dhe pamundësojnë pjesëmarrjen e mërgatës në vendimmarrje në vendlindjen e tyre janë kundërshtuar vazhdimisht nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Raporti i Lëvizjes më mërgatën është i qartë. Lehtësimi i procedurave të votimit për bashkatdhetarët dhe integriteti i procesit zgjedhur janë prioritet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesve tanë në KQZ dhe qeverisjes sonë të ardhshme.
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës