LVV: 23 vite vetëm dy Rezonanca Magnetike-për një vit, tre të tilla ju shtuan spitaleve të Kosovës

10:15 | 15 Shkurt 2024
E.G

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në 23 vite kanë ekzistuar vetëm dy Rezonanca Magnetike teksa bëjnë të ditur se për 1 vit, spitaleve të Kosovës ju shtuan 3 të tilla.

LVV me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se dje u funksionalizua Rezonanca Magnetike në Spitalin Rajonal të Prizrenit, shkruan Arbresh.info.

Sipas tyre, vlera e këtij projekti është mbi 9 mijë euro.

“Pas Rezonancës Magentike në Spitalin Pediatrik në QKU, në Spitalin Rajonal të Pejës kjo e djeshmja është e treta brenda një viti, ndërkohë që shumë shpejtë pritet të vije edhe e Rezonanca e radhës për spitale të tjera regjionale.”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ndryshe, në përurimin e Rezonancës Magnetike (MRI) në Spitalin Rajonal të Prizrenit mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./Arbresh.info/

LEXO EDHE: 

Përurohet Rezonanca Magnetike në Spitalin Regjional të Prizrenit, merr pjesë edhe Kurti

 

Të ngjashme