Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se nuk merr përgjegjësi për kandidatët me aktakuza në listën zgjedhore të koalicionit në të cilin garon ajo.
Ajo ka thënë se qytetarët duhet të vendosin se kë do ta votojnë.
“Unë nuk marrë përgjegjësi për askënd, as për kandidatët me aktakuza. Unë nuk i përkrahë kandidimin e personave me aktakuza mirëpo nuk marr përgjegjësi për askënd”, ka thënë ajo.
Ndërkaq duke folur për punësimet partiake në ndërmarrjet publike, ajo ka thënë se një gjë e tillë është bërë nga të gjitha partitë qeverisëse.
Ajo thotë se punësime të tilla nuk ka bërë vetëm AAK-ja.
Luzha në Interaktiv të KTV-së e ka quajtur të guximshëm inicimin e Ligjit për Qeverinë në kohën e qeverisjes së Haradinajt.
Ajo tutje ka thënë se ajo nuk është pjesë e asnjërës nga partitë e koalicionit, vetëm është pjesë e listës zgjedhore të tyre.
Ajo ka thënë se bashkimi i PSD-së me AAK-në dhe guximi i Haradinajt për të marrë vendime, e kanë bërë të kuptojë se shumë pika të programit të saj do të realizohen.
“Duke qenë në shoqëri civile për kohë të gjatë dhe puna me deputetë, në komisione të ndryshme, më kanë shtyrë të marr një përgjegjësi të re”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka thënë se nuk do të fokusohet vetëm në arsim e kulturë por edhe në fusha tjera.
“Dëshira ime është të kontribuoj për tema të rëndësishme dhe vetëm argumentet me i hedhë në tavolinën e diskutimit”, tha ajo duke shtuar se të gjithë deputet duhet të punojnë bashkë për qytetarët.
Duke folur për rritjen e pagave të kabinetit Haradinaj, ajo ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi për gjërat që kanë ndodhur deri tash.
Ai tutje ka shtuar se Haradinaj e ka shtyrë përpara ligjin për nivelizimin e pagave.
“Duhet me bashkëbisedu që edhe në sektorin privat pagat duhet me qenë të nivelizuara, sepse jo të gjithë mund të punojnë në sektorin publik. Ne në program kemi cekur edhe formën e inspektimit, sepse duhet me rrit edhe numrin e inspektorëve”, ka thënë ajo duke shtuar se presioni që është bërë nga shoqëria civile për sigurinë në punë ka arritur të bëhet temë dhe të ketë më shumë siguri në këtë aspekt.
Luzha ndër të tjera ka thënë se e ka përkrahur vendosjen e taksës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...