15 vjeçarja nga Gjakova e zhdukur që 3 muaj i është lajmëruar familjes dhe ka kërkuar ndihmë.
Ka tre muaj që Yllka Derri konsiderohet si e zhdukur. 15 vjeçarja nga Gjakova, u largua nga shtëpia më 14 qershor të këtij viti.
E njëjta dyshohet se iku me të dashurin e saj, 17 vjeçar Besart Radosta. Të njëjtit fillimisht dyshohej se kishin ikur nga Kosova.
Por 4 ditë pas zhdukjes, ajo iu lajmërua nënës, duke i lënë këtë mesazh me zë.
“Yllka Derri thuj babit le t’më thirr në këtë numër, se e kom marr telefonin tinëz…”
Këtë mesazh, familja e të miturës vendosën ta dërgojnë edhe në polici.
“Cika m’ka thirr të martën, që i bjen me 18… ma ka lanë qit mesazh me za, thirrmëni n’qit nr se une spo muj”.
Por, sipas nënës së vajzës, Teuta Derrit prej lajmërimit në polici nuk ka ndodhur asnjë zhvillim për rastin.
Por, numri që i ka lënë vajza si mënyrë kontakti, nuk po funksionon.
Për këtë rast, familja Derri ka angazhuar edhe një avokate.
Marigona Lajci, thotë se familja kërkon trajtim më serioz të këtij rasti.
Ndryshe në arrest shtëpiak për këtë çështje po qëndron babai i djalit që dyshohet se ka marrë vajzën, Blerim Radosta./T7
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët