Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame, duke e uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe qytetarët
“Uroj çdo familje gjilanase të kenë begati kudo që janë sot, në komunë, në vendbanimet tona e në gurbet. Uroj që mesazhin e solidaritetit për Fitër Bajram ta ndajmë me gëzim dhe lumturi. Mesazhi kryesor dhe misioni i Ramazanit është që të mundohemi të vendosim barazi”, ka deklaruar Haziri.
Kreu i Gjilanit, në përvjetorin e 14-të të vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, ka kërkuar drejtësi në mënyrë që akterët të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
“Shfrytëzoj rastin që në përvjetorin e vrasjes së gazetarit, Bardhyl Ajeti, të kërkoj drejtësi sepse u bënë 14 vite që vrasja e tij ka mbetur e pandriçuar dhe po e kalojmë edhe këtë festë si gjilanas duke e pasur në zemër kujtimin për të, i cili, nuk është preh në paqe përderisa nuk janë zbuluar akterët e vrasjes. Urime festa e Fitër Bajramit dhe le të lutemi për Bardhylin dhe shumë njerëz si ai që i mungojnë familjes e qytetit të tyre”, tha Haziri.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe kujdesin ndaj institucionit të Bashkësisë Islame
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër