Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka folur për programin e qeverisjes së ardhshme.
Kurti ka treguar reformat që do të bëhen në disa fusha duke u nisur nga numri i ministrive, që sipas tij do të jenë 12.
Ai në emisionin “New Bugajski Hour” në RTK ka folur për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.
Sipas tij, duhet të investohet në mësimdhënës dhe jo vetëm në paga.
“Duhet të krijojmë kushte elementare për nxënësit tanë, kemi nevojë për trajnime për mësimdhënësit, sepse disa nga metodat që ata përdorin janë të vjetëruara. Duhet ta kthejmë autoritetin e mësuesit në sistemin arsimor dhe kjo do të thotë duhet të investojmë në mësimdhënës jo vetëm në pagat e tyre por edhe në metodat e mësimit”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.
Lidhur me sektorin e shëndetësisë, Kurti ka theksuar se do të sigurojnë ilaçet esenciale.
“Sa i përket shëndetësisë , duhet të sigurohemi që një masë themelore e ilaçeve esenciale të jenë aty, jo si tash, kur shkoni në spital duhet të paguani për barnat që përdorni aty. Aty mungojnë materialet elementare për trajtim. Sot barnat që nevojiten për trajtim në spital janë 30% më të shtrenjta nëse janë më afër spitalit, në kraahasim me barnatorët e qytetit. Këto nuk do të tolerohen më”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka përmendur edhe punën e mjekëve në ordinanca private. E, Kurti tha se mjekët duhet të zgjedhin nëse do të punojnë në sektorin privat, apo publik.
“Gjithashtu mjekët duhet të zgjedhin a duan të punojnë në sektorin privat apo publik, sepse nuk është e drejtë që të përdoren spitalet publike për të rekrutuar pacientë për trajtime pas orarit të punës, në ambulanca private, të cilat këta doktorë i kanë krijuar. Pra, mendoj që doktorët duhet të zgjedhin”, është shprehur ai.
Ndër të tjera në këtë emision Kurti ka folur edhe për zhvillimin ekonomik ku tha se duhet të krijohet një Fond Sovran Investues që të sillet kapitali i diasporës brenda ndërmarrjeve publike dhe shoqërore.
“Mendoj që mund të sjellim kapitalin e diasporës sonë brenda ndërmarrjeve publike dhe atyre shoqërore. Duam të kemi një Fond Sovran Investues, të ngjashëm me Holdingun Sovran në Slloveni, ose me Ministrinë e Thesarit në Poloni, ku ky Fond Investues Sovran do të ishte aksionari kryesor në këto industri. Mendoj që investimet mund t’i sjellim në disa sektorë të ekonomisë sonë, kemi telekomunikacionin, energjinë, minierat dhe mineralet, bujëqësinë, sektorin e TI-së. Por do të jemi të kujdesshëm ti japim përparësi diasporës sonë dhe korporatavetë shteteve që kanë ndihmuar më së shumti Kosovën si dhe shtetet që kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai.
Gjyqtar kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan t̵...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...