Google ADS

Lutfi Haziri takon Rashit Qalaj në lidhej me qendrën e monitorimit

11:29 | 12 Korrik 2019
arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në  takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Haziri ka thënë se, para disa ditësh kemi realizuar një projekt të përbashkët stacionin qendra e monitorimit në mënyrë që të rritet siguria në Gjilan.

“Sot në vizitë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës patëm një takim. Policia  ka mbështet jashtëzakonisht policinë  e Gjilanit. Para disa ditësh kemi realizuar një projekt të përbashkët stacionin  qendra e monitorimit, në mënyrë që siguria të rritet në Gjilan, gjithashtu edhe rënia e vjedhjeve. Kemi kordinim  të plot, falënderojë drejtorin e përgjithshëm”, ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj ka thënë se, bashkërisht do të bëjmë më shumë për Gjilanin.

“Takimi  i sotit është nja takim i zakonshëm ne duam të ju ofrojmë shërbimet tona. Komuna e Gjilanit ka kontribuar shumë dhe është një ditë e madhe dhe bashkërisht do të bëjmë më shumë”, ka thënë ai.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme