Kënga Haziri, do të vijojë studimet në universitetin më me famë në botë, në Hardvard të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vajza e kryetarit të Gjilanit dhe nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, është me fat, pasi një ëndërr të tillë, pak të rinj mund ta realizojnë, kur dihet se çfarë kosto të lartë kanë studimet në këtë universitet.
Familja Haziri, duke përfshirë edhe vet të parin e Gjilanit, kanë shpërndarë në rrjetet sociale postimin e vajzës së tyre të regjistrimit në Harvard, por pa treguar nëse kosto financiare e studimeve do të paguhet nga buxheti familjarë, apo nga ndonjë bursë.
Siç edhe dihet vijimi i studimeve në këtë universitet është jashtzakonisht i lartë, sidomos për standardin kosovar.
Kënga Haziri, do të jetë pjesë e grupit të studentëve, aty ku studimet mund t’i ndjekin fëmijët e të pasurëve apo ata që përfitojnë bursa.
Gazeta Metro me një kërkim një faqen online të Harvard, ka gjetur se një vit i studimeve në këtë universitet për periudhën 2018-2019 kushton rreth 45 mijë dollarë, pa përfshirë këtu akomodimin në kampin universitar dhe shpenzimet tjera përcjellëse.
Harvard në faqen e tij online në internet tregon se kur kostos së studimit i shtohen edhe pagesat tjera të akomodimit, shpenzimet vjetore kapin vlerën e rreth 67 mijë dollarëve.
Nëse krahasohet me studimet në universitet private në Kosovë, ku kosto mesatare vjetore e studimeve kushton rreth 1000-1500 euro, atëherë del se vajza e kryetarit Haziri shpenzon një buxhet vjetor përafërsisht sa 40 studentë kosovarë.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...