Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Mësohet se Haziri është tërhequr edhe nga nominimi për kryeministër, atë ditë kur për këtë post u kandidua Avdulla Hoti, ministri në largim i Financave, shkruan klankosova.
Më poshtë keni disa detaje nga kjo renditje, ndonëse akoma nuk është finale.
Avdullah Hoti është bartës i listës dhe mban numrin 1.
Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është në listë.
Numrin 2 do ta mbajë Behgjet Pacolli.
Ish-bashkëpunëtorja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila do ta mbajë numrin 3.
E shumë përfolura Vjosa Osmani do ta mbajë numrin 81, ndërsa Arben Gashi 61.
Ismet Beqiri do ta ketë numrin 4, Kujtim Shala 5.
Sabri Hamiti do ta ketë numrin 14.
Numrin 10 do ta mbajë këngëtari nga Ferizaj dhe nënkryetari i AKR-së Labinot Tahiri.
Ndërsa prurjet e reja si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmana, do ta mbajnë numrin 8 përkatësisht 16.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës