Google ADS

Lutfi Haziri: Lajm shpresëdhënës, 27 të shëruar nga COVID-19 në Gjilan

16:43 | 17 Gusht 2020
L G

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se 27 qytetarë janë shëruar plotësisht nga COVID-19, derisa ka konfirmuar se janë vetëm 6 raste të reja pozitive.

“Ky është një lajm shpresëdhënës. Kemi 27 bashkëqytetarë të shëruar nga COVID-19. Pra, po bie dukshëm numri i rasteve pozitive. Duhet të vazhdojmë ta luftojmë këtë virus, i cili nuk zgjedh moshë dhe nuk të pyet kush je. Ju lutem shumë, të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-COVID-19 për ta ulur lakoren e infeksionit në zero”, ka deklaruar Haziri, gjatë takimit me Komitetin për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas një njoftimi, pasqyra e përballjes së Gjilanit me pandeminë COVID-19 brenda 5 muajve është kjo: 688 të rezultuar pozitivë gjithsej, 498 të shëruar, 162 raste aktive, 53 të hospitalizuar dhe 28 të vdekur.

Ndërkohë, kryetari Haziri ka konfirmuar se Gjilani është në pritje të rezultateve për 70 mostra, 40 prej tyre janë të SC Gjilanit dhe 30 qytetarë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme