Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i është kthyer çështjes së kufijve.
Haziri në 30 vjetorin e themelimit të LDK-së, ka thënë se ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre.
“Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre”, ka shkruar Haziri në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai, po ashtu tha se 4 deri më 11 mars është një javë e bardhë për Gjilanin, pasi sipas tij shënohet 30-vjetori i themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë./arbresh.info
Postimi i plotë:
Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.
Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.
Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!
Policia jep detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Priz...
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë
Ndërrimi i viteve, 25 persona u paraqiten në urgjencën e Vlo...
Zhduket një person në Prishtinë