Lutfi Haziri i reagon Rrahman Jasharajt

13:22 | 5 Shtator 2022
arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharajt.

“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve”, shkruan Haziri, në rrjetet sociale.

Në këtë reagim, Haziri përmend edhe autostradën e Gjilanit.

“A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjilanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve”, shkruan Haziri.

Jasharaj po udhëheqë me grevën në sektorin e arsimit, e filluar nga 1 shtatori. Gjatë ditës së sotme pati një tentim sulmi ndaj tij, Mësimdhënësit duan shtesa prej 100 eurove në pagat e tyre, deri në miratimin e Ligjit për pagat në sektorin publik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme