Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet Lumir Abdixhikut: Mos kërko ndihmë të partitë tjera por te LDK’ja

21:50 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar bashkëpartiakun e tij, Lumir Abdixhikun, duke i thënë që të mos kërkojë ndihmë nga partitë e tjera por nga partia e vetë, për ta ndalur Thaçin nga udhëheqja e bisedimeve dhe rrëzuar qeverinë.

Abdixhiku sot në një deklarim për Express ka thënë se LDK kërkon zgjedhje të reja.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po thotë se partitë politike nuk kanë arritur që gjatë muajit qershor të bëjnë punë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“E kam paralajmëru më herët në disa media se muaji qershor është determinues për perspektiven dhe të ardhmen e qeverisjes dhe institucioneve kosovare. Dy parimet kryesore janë: zbardhja e saktë e procesit të liberalizimit dhe marrja e datës, sikurse edhe konsensusi politik lidhur me dialogun Kosovë Serbi, si fazë përfundimatre.

“As në të parën dhe as në të dytën nuk kemi arritë asnjë lloj qartësimi politik, përkundër pritjeve të mëdha të qytetarëve”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai ka thënë se për këtë atëherë, këto parti në pushtet duhet të dorëhiqen e të hapin rrugë për procese zgjedhore demokratike, në mënyrë që forcat e reja politike të garantojnë procese të suksesshme. Edhe për të parën, edhe për të dytën.

“Ndërkaq, duke marrë shkas nga një lajm në “Express” se ‘LDK po kërkon ndihmë’, po ju them juve që keni nevojë për ndihmë që të mësohuni ku duhet ta lypni adresën. Ajo është LDK e jo tek partitë tjera. Rrnoftë Kosova Lindore!”, ka bërë me dije Haziri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme