Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka telefonuar live në emisionin ku është Faton Peci i Vjosa Osmanit.
Haziri ka thënë se Peci, Osmani e të tjerët i janë bashkuar një partie që dëshiron ta varrosë rugovizmin.
Ai ka thënë se ‘Fatoni me shokë kanë dalë në kampin e kundërt të rugovizmit’.
‘Ka kalu në një listë marksiste-leniniste. Me justfiku veprimin që kanë shku në strofullën e rivalit politik, është për gjynah. Si ish-rugovistë që kanë kalu në anën e kundërt të rugovizmit, me këto aktivitete jeni bë të neveritshëm. Një politikë që synon me varrosë rugovizmin, këtë nuk ka me harru LDK-ja’, ka thënë Haziri në Rtv Dukagjini.
Tutje, Haziri foli edhe për deklaratat e Osmanit ku kjo e fundit tha se ishte e ndikuar derisa kishte folur për Kuritn.
“Ajo është e pandikuar, Vjosa Osmani nuk mund të ndikohet nga askush. Nëse po flisni për një zonjë që ka guxim politik, nuk mund të flasim për ndikueshmëri. Nëse atëherë ka qenë e ndikueshme, sot nga kush është e ndikueshme? Për mua ka qenë shumë e butë në krahasim me rivalin kryesor, VV’në”, ka thënë Haziri.
“Servilë, sejmen dhe lëpirësa të politikave të LDK-së janë mu ata që fshehën pas këtyre thënieve, unë i ftoj me u kundërshtu me mu në një debat të hapur, kudo që dojnë këta. Krejt servilët e LDK’së dhe ata që politikat e LDK-së i kanë realizuar për qëllime personale të përkthyera në pozita… janë bë bashkë sepse dojnë hale ma shumë me shfrytëzu LDK-në”, ka thënë Haziri.
“Ajo listë kundërshton rugovizmin. Në këtë grup ka hy edhe Fatoni vetë, por do ta shohim pas 14 shkurtit”, shtoi Haziri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...