Google ADS

Lutfi Haziri flet për të infektuarit nga koronavirusi në Gjilan, bën thirrje për vetizolim

02:00 | 22 Mars 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë një postim në orët e vona të natës ku ka treguar për gjendjen e të prekurve nga Koronavirusi jo vetëm në Komunë por edhe në tërë rajonin e Anamoravës

Sipas Hazirit, nga 66 mostra të marra nga Komuna e Gjilanit dy kanë rezultuar pozitive por që të dyja rastet janë të ndara, shkruan expres.

Ai ka thënë se njëri rast është nga Zhegra e Gjilanit kurse tjetri nga Vrapiqi. Për rastin nga Vrapiqi, Haziri ka thënë se ai jeton në Ferizaj dhe kishte ardhur në vendlindje nga Gjermania para disa ditësh.

Më poshtë, postimi i Hazirit për të infektuarit nga Gjilani.

Nga 66 mostrat e marra sot nga Gjilani, fatkeqësisht dy raste rezultuan pozitivë me #Covid19.

Dy rastet janë të ndara dhe nuk kanë historik të përbashkët, përderisa po shikohet historiku i kontakteve të tyre.

Njëri është nga Zhegra, ndërsa tjetri me origjinë nga Vrapçiqi, por që jeton në Ferizaj dhe sipas të dhënave, ka ardhur para disa ditësh nga Gjermania.

Nga informatat e para, e infektuara ka pasur kontakt me familjen në Vrapçiq gjatë vizitës.

Po bëhet historiku i kontakteve dhe Insituti Kombëtar i Shëdetësisë Publike do t’i ketë informatat në detaje.

Pas këtyre dy rasteve, apeloj që të vetizoloheni dhe të mos qarkulloni pa nevojë, sikurse edhe t’i zbatoni të gjitha rekomandimet e institucioneve të Republikës, që të kujdesemi për vete, për familjen, për lagjen, për komunën.

Në takimin me kryetarët e Anamoravës, jemi dakorduar se në momentin që paraqitet ndonjë rast në këtë pjesë, t’i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta karantinojë komplet Anamoravën sepse jemi në trekëndëshin kufitar me Maqedoninë Veriore dhe Serbinë.

Ju lutem, qëndroni në shtëpi dhe për gjithçka do të jeni të njoftuar me kohë.

Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim për parandalimin e Covid-19 dhe Qendra Operative Emergjente, 24 orë janë duke e menaxhuar situatën. Rrini pa brenga!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme