Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se kjo parti nuk ka emër konkret për president të vendit.
“Nuk kemi emër të përveçëm që kemi diskutu, nuk kemi diçka konkrete që mund të themi se LDK’ja kërkon me ekskluzivitet presidentin. Ne kemi thënë, çdo formulë që ofron stabilitet edhe në qeverisje edhe në institucionin e presidentit, ne jemi të gatshëm me ofru rolin tonë. Por deri në këtë fazë nuk kemi diçka konkrete”, thotë Haziri. Por a do të pranonte LDK që të lëshonte postin e kryeministrit që Isa Mustafa të zgjidhej president?
“Për mendimin tim ka qenë njëra prej opsioneve më të mira dhe të qëndrueshme, sepse ne e konvertum rolin e kryeministrit për president sepse LDK’ja kishte ndjeshmërinë emocionale lidhur me zyrën e presidentit për shkak të presidentit Ibrahim Rugova”, shpjegoi Haziri për SyriTV
Sipas tij ka diçka që do e bënte LDK’në që të merrte një vendim të tillë.
“Unë mendoj se LDK’ja do të mund t’i ofronte presidencës një figurë uniteti, një organ politik që eliminon kërkesat e partive të vogla, apo largon nga tavolina me mundësi që me i dhënë vendit stabilitet”, tha Haziri.
“Në të kundërtën ne jemi konzervativ në kërkesë edhe më tutje. Qeveria dhe kryeministri është interes i LDK’së në veçanti”, theksoi ai.
“Unë besoj se Isa Mustafa do t’i jepte Kosovës një president të mirë, të besueshëm dhe për mendimin tim do të ofronim stabilitet’, tha Haziri.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...