Google ADS

Lutfi Haziri dënohet me 3 mijë euro

18:40 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gjilanin Lutfi Haziri është dënuar me 3 mijë e 50 euro gjobë për shkelje të kodit të mirësjelljes në zgjedhje.

Vendimi i Panelit Zgjedhorë është marrë pas ankesës së ekipit të monitoruesve të BIRN dhe Internewskosova në të cilën pretendohej se Haziri ka shkelur kodin e mirësjelljes kur publikoj fotografi të fëmijëve në fushatë në rrjetin social Facebook.

Ankesa e sotme është ankesa e tetë për shkelje të subjektit LDK e cila është miratuar. Deri më tani LDK është dënuar nga PZAP me 12 e 800 euro bazuar nga ankesat e BIRN dhe Internewskosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme