Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh ndaj Lutfi Dervishit, i akuzuar për veprat penale “Trafikim i Qenieve Njerëzore në bashkëkryerje”, “Krim i organizuar” dhe “Ushtrim i paligjshëm i veprimtarisë mjekësore në bashkëkryerje”, vepra këto te sanksionuara sipas Kodit Penal të Kosovës.
Në këtë rast, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit për vazhdim të paraburgimit, të nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me datë 10.04.2017.
“Gjykata e Apelit ndër të tjera gjen se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij, ngase edhe më tutje qëndrojnë rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë friken se me gjetjen e tij në liri, do të mund të ik ose arratiset, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, duke pasur parasysh edhe faktin se ndaj tij ishte lëshuar rreshtim ndërkombëtar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 25.03.2016, pasi nuk i është përgjigjur institucionit korrektues për mbajtje të dënimit dhe ka ikur nga Kosova”, njofton Apeli
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...