Me rifillimin e punës në krye të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku menjëherë ka nisur aktivitetin e tij në fusha të ndryshme, sidomos në realizimin e projekteve kapitale në interes të qytetarëve të Skenderajt.
Lushtaku i shoqëruar nga nënkryetari, Fadil Nura sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Kryetari Lushtaku, pasi ishte vizita e parë në këtë institucioni pas lirimit nga paraburgimi dhe shpalljes i pafajshëm, e ka uruar stafin e QKMF-së për ndërtimin e objektit të ri, duke kërkuar në të njejtën kohë ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Stafi udhëheqës i QKMF-së, mejkët dhe infermierët me këtë rast e kanë uruar Lushtaku me rastin e lirimit të tij dhe kthimit në punë në drejtimin e Komunës.
Ai u shpreh i kënaqur me ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, duke theksuar se i njejti do të mundësojë ofrimin e shërbime profesionale shëndetësore për qytetarët e Skenderajt.
Gjatë kësaj vizite Fadil Nura e ka informuar Sami Lushtakun me rrjedhën e realizimit të projektit si dhe me mundësitë që ofron ky objekt me satandare evropiane.
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...