Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim kreun e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale, në veçanti thellimin e bashkëpunimit ne ofrimin e lehtësirave dhe mbështetjes për krijimin e vendeve të reja të punës.
Në takim, Lladrovci, e falënderoi Lushtakun për angazhimin në drejtim të zhvillimit jo vetëm të Skënderajt, por edhe regjionit të Drenicës.
“Drenica, gjegjësisht Skënderaj dhe Drenasi, me përkrahjen edhe të nivelit qendror, do të jenë komuna model të qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit ekonomik, tha kryetari Lladrovci, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të parkut të ri të biznesit, ardhjen e bashkatdhetarëve me ide të reja për të bërit biznes si dhe ardhjen e investitorëve të huaj.
Nga ana e tij, numri një i Drenasit i ofroi përkrahje dhe mbështetje të plotë Lladrovcit në realizimin e prioriteteve, në funksion të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve në Drenas e Drenicë./arbresh.info/
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...