Lushtaku viziton familjen e Kadri Veselit

18:25 | 21 Dhjetor 2020
L G

Ish-kreu i komunës së Skenderajt , Sami Lushtaku ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit, i cili gjendet në Hagë, pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Qëllimi i vizitës së Lushtakun në familjen e Veselit, ishte urimi i ditëlindjes së djalit të vogël Yllor Veselim i cili sot ka mbushur 11 vjet.

Këtë e ka bërë të ditur Lushtaku përmes një postimi në Facebook

“Djaloshi më i këndshëm, Yllor Veseli, djali i mikut tim Kadri Veseli, sot ka mbushur 11 vite. I dëshiroj fëmijëri të hareshme, shëndet e gëzime në jetë, bashkë më prindërit e familjen”, ka shkruar Lushtaku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme